Olta Xhaçka ka zhvilluar takim me Ministrin e Punëve të Jashtme Të Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Gjatë takimit ministrja Xhaçka i ka shprehur homologut mbështetjen dhe angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën.
Të dy ministrat kanë ndarë të njëjtin mendim për vendet e tyre për sa i përket perspektivës Evropiane.
“
Diskutim i sinqertë me Ministrin e Punëve të Jashtëme të Ukrainës, Dmytro Kuleba. Ndamë të njëjtin mendim se si Ballkani Perëndimor ashtu edhe Ukraina meriton një perspektivë të qartë Evropiane.
E sigurova për angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën.Do të bëjmë gjithçka që mundemi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të izoluar Rusinë dhe të ndihmojmë në ndalimin e luftës.
” -shkruan Ministrja Xhaçka në Twitter.