Aktorja Olta Gixhari ka qenë ndër banoret më kryesore brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Olta vendosi që ta lërë garën në gjysmë dhe të largohet për t’iu përkushtuar djalit të saj.
Edhe pse ajo është larguar, Olta përmendet shpesh nga banorët brenda shtëpisë dhe kjo është ironizuar nga aktorja. Me ironi Olta ka shkruar se ka filluar të mendojë se do e fitojë Big Brother edhe pse është jashtë shtëpisë.
“Realisht po mendoj që mund ta fitoj BBVIP edhe pse jam jashtë. Kaq shumë sa po më përmendin jam e bindur që në finale do kem shanset e mia.:)))”, shkruan Olta.