Olivia Wilde iu dorëzua dokumentet e kujdestarisë nga ish-partneri i saj dhe babai i fëmijëve të saj, Jason Sudeikis ndërsa ishte drejtpërdrejt në skenë në “CinemaCon 2022” – ku ajo po diskutonte filmin e saj të ri.
Aktorja 38-vjeçare ishte në mes të një prezantimi për 4,100 drejtues të industrisë së filmit në lidhje me ‘trailer’-i e saj të ardhshëm “Don’t Worry Darling” në Las Vegas të martën mbrëma (26 prill), kur mori dokumente ligjore nga ish-partneri i saj.
Wilde mbeti e tronditur kur dokumentet e gjetën atë në Caesars Palace ku ajo po promovonte filmin e saj më të ri.
Asaj iu dorëzua një zarf nga një grua që u ngjit në skenë në mes të prezantimit, duke e pyetur: “Kjo është për mua?”. Pas hapjes së dokumenteve, Wilde vazhdoi diskutimin dhe tregoi ‘trailerin’ e filmit që ajo drejtoi,
Burimet e ‘
Deadline
‘ pohuan të mërkurën se zarfi që u soll në skenën në The Colosseum të Caesars Palace, përmbante letrat e kujdestarisë nga fituesi 46-vjeçar i Emmyt.
Teksa, ‘
Variety’
ka pohuar se Sudeikis nuk e dinte se Wilde do t’i jepeshin letrat në një mënyrë kaq publike dhe poshtëruese.
Aktorja aktualisht është në lidhje me yllin e popit Styles, 28 vjeç, të cilin e takoi ndërsa po drejtonte filmin e saj të ardhshëm, në të cilin ai luan së bashku me Florence Pugh.
Wilde, 38 dhe Sudekis, 46, u ndanë në nëntor 2020 pas shtatë vitesh së bashku. Ata ishin të fejuar dhe prindër të dy fëmijëve, djalin Otis, 8 vjeç dhe vajzën Daisy 5 vjeçe.
Ata aktualisht janë duke përpunuar kushtet e marrëveshjes së tyre të kujdestarisë për fëmijët. Fëmijët janë me Sudeikis ndërsa ai filmon sezonin e ri të hitit të Apple TV “Ted Lasso”.
Sudeikis ka qenë i sinqertë në lidhje me ndarjen e dhimbshme nga Wilde, duke thënë për ‘GQ’ se ai kishte “arritur fundin” pas ndarjes.
Letrat iu dorëzuan Wilde nga një server procesi, i cili u punësua nga avokatët e Sudeikis me bazë në Brooklyn për të sjell dokumentet ligjore.
Procesi i shërbimit të dikujt me letra duhet të kryhet nga një palë e tretë që është mbi moshën 18 vjeç. Ky person mund të jetë një zyrtar ligjor, një mik ose anëtar i familjes, ose – siç ishte rasti me Wilde – një server procesi i punësuar i cili paguhet për dorëzimin personal të dokumenteve ligjore.
Rregullat për dorëzimin e letrave ndryshojnë nga shteti në shtet, megjithatë zakonisht ligji dikton që letrat duhet t’i dorëzohen drejtpërdrejt të pandehurit.
Filmi më i fundit i Wilde, “Don’t Worry Darling”, do të publikohet nga Warner Brothers në shtatorin e ardhshëm, në të luan i dashurin i saj actual Harry Style. /
abc24.al
/