Hayden Panettiere thotë se vajza e saj dhe Wladimir Klitschkos nuk ndodhet në Ukrainë, ajo është …

0
Hayden Panettiere thotë se vajza e saj dhe Wladimir Klitschkos nuk ndodhet në Ukrainë, ajo është …
Gjigandi

Aktorja e njohur, Hayden Panettiere ka deklaruar se vajza e saj, Kaya, është e sigurt në mes të luftës në Ukrainë dhe zotimit të ish-partnerit të saj, Wladimir Klitschko për të hyrë në konflikt.

Vajza 7-vjeçare e aktores së Heroes zakonisht jeton me babanë e saj, ish-in e Hayden, Wladimir Klitschko, në Ukrainë.

Por, kur u pyet në Instagram të premten (25 shkurt) për vajzën e tyre, aktorja e “Heroes” konfirmoi se ajo është jashtë rrezikut dhe se nuk ndodhet në Ukrainë.

Foto: FilmMagic

RonaTyra

“Ajo është e sigurt dhe jo në Ukrainë”, ka thënë Panttiere.

Të enjten (24 shkurt), ish-kampioni i peshave të rënda dhe vëllai i tij, Vitali u zotuan të marrin armët kundër Rusisë në mbrojte të vendit të tyre.

“Unë nuk kam zgjidhje tjetër, unë duhet ta bëj këtë. Unë do të luftoja”, tha kryebashkiaku 50-vjeçar i kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, shkruan PageSix.

Ndërkohë, Wladimir, 45 vjeç, u regjistrua në ushtrinë rezervë të Ukrainës në kryeqytet në fillim të këtij muaji mes kërcënimeve të përshkallëzuara të Rusisë ndaj vendit.

“Ne do të mbrohemi me të gjitha forcat tona dhe do të luftojmë për liri dhe demokraci”, shkroi ai në LinkedIn.

Foto: Getty Images

Aktorja e “Nasvhille”, Panettiere, 32 vjeçe, ripostoi komentet e bëra nga Wladimir për konfliktin në Instagram në të. Ajo gjithashtu ndau mendimet e saj rreth sulmeve ruse, duke kritikuar veprimet e presidentit rus Vladimir Putin si “një turp absolut”.

“Po lutem për familjen dhe miqtë e mi atje dhe të gjithë ata që po luftojnë”, shkroi aktorja.

Panettiere dhe boksieri i ‘Hall of Fame’ u fejuan në vitin 2013 dhe u bën prindër të një vajze, Kaya në 2014, dyshja u ndan në gusht të vitit 2018.

Një përfaqësues i aktores tha në vitin 2019 se ajo e sheh “rregullisht” Kaya dhe kalon “kohë të konsiderueshme” me të në Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainë.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu