Lacio është shumë pranë marrëveshjes me ekipin e Veronas për Marash Kumbullën. Një mundësi e re ka dalë tani në skenë.
Sipas “Il Messaggero” Lacio do të ofrojë 20 milion euro, plus kartonat e dy lojtarëve, atë të Andersonit dhe Lombardit.
Kjo ofertë mund ti pëlqejë Veronës. Kumbulla ka bërë një sezon mjaft të mirë në Serinë A ku ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha si Lacio, Juventus apo Inter.
Ekipi lacial duket më i avantazhuar për të marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar, kjo edhe prej Igli Tares që mund ta bindë bashkëkombasin e tij të transferohet tek Lacio.