Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë ka rënë në 5 mijë e 961.
Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shënuar 236 raste të reja me Covid-19.
Gjatë kësaj kohe u regjistruan edhe katër raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 780 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 215.665.