Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik dhe për ditën e sotme, ku bëhet me dije se Rudina Hajdari ka munguar.
Oerd Bylykbashi u shpreh:
Sot në Këshill diskutuam propozimin e dytë të opozitës së bashkuar në lidhje me një pikë kryesore të dakordësisë së 5 qershorit, në lidhje me KQZ-në.
Ju e dini që ne kishim bërë një propozim tjetër më parë, sot pikërisht për të treguar konstuktivitetin e plotë të opozitës dhe qëllimin që marrëveshja të zbatohet pa asnjë mëdyshje por mbi të gjitha duke garantuar të gjitha garancitë e procesit të emërimit të anëtarëve të KQZ-së.
Nga një anë do të jenë profesionistë me integritet të lartë nga ana tjetër do të gëzojnë besimin e spektrik politik.
Të sigurojnë garanci që KQZ në veprimtarinë e tij rregullatore, pra në nxjerrjen e akteve nënligjore dhe në vendimmarrjen e tij nuk do të kemi mazhorancë bulldoze që shkatërron zgjedhjet, siç ka ndodhur në të kaluarën në këtë kuadër ne e bëmë përsëri këtë prezantim që tashmë besoj është i njohur.
Në i kërkuam mazhorancës që ndërkohë që me këtë hap të dytë ju afruam shqetësimit që kishte duke e sjellë procesin në parlament të heq dorë nga këmbëngulja që me çdo kusht të çojë në një proçes i cili nuk jep asnjë nga rëndësinë që folëm.
Mazhoranca përsëri nuk e pranoji duke arsyetuar se ky sistem politizon, në fakt sistemi që propozojmë ne është i certifikuar nga komisioni i Venecias dhe për rrjedhojë argumentet e tyre nuk qëndrojnë.
Burimi: top-channel.tv