“Nuk kemi asnjë kusht për vulën” Bardhi: PD të dalë me kandidatë të unifikuar, përndryshe fuqizohet Rama

0
Gjigandi
Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha në një intervistë në RTSH se janë të gatshëm që kandidatët e primareve të regjistrohen me logon dhe vulën e PD zyrtare.
“Nuk kemi asnjë kusht. Nëse gjykohet se kandidati është fitues, ecim përpara, por nëse ka një mendim se kandidati nuk është fitues, duhet t’i shkëmbejmë këto mendime. Ky nuk është as kusht dhe as përbën problematikë për ta çuar PD të unifikuar në zgjedhje. Për fat të keq nuk ka bisedime, se, nëse ne ulemi me një objektiv të qartë sesi t’i fitojmë zgjedhjet lokale, çdo pengesë apo çdo shqetësim kapërcehet” – tha Bardhi.
Lidhur me faktin se Basha e Alibeaj konsiderohen nga Berisha si pengje të kryeministrit, Bardhi u shpreh: “Historia e pengut të Ramës është kthyer në gallatë mes nesh. Janë akuza krejtësisht të pabaza dhe një retorikë e dëmshme për periudhën ku jemi. Na duhet të krijojmë një tjetër frymë për të fituar zgjedhjet lokale. As Basha, as Alibeaj nuk janë fare pengesë për të arritur këtë unifikim të opozitës në zgjedhje”
RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu