U aksidentua nga “Benzi”, ndërron jetë në spital i plagosuri

0
Gjigandi

Një shtetas 69-vjeçar ka ndërruar jetë disa orë pasi u aksidentua nga një automjet tip ‘Benz’. Policia arrestoi në flagrancë shtetasin me inicialet A. K., 33 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë.

Viktima është shtetasi me inicialet N. C. banues në fshatin Çiflig, Korçë, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës, aty ku më pas ndërroi jetë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, ju informojmë se:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, në përfundim të veprimeve procedurale, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 33 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në lagjen nr.18, Korçë, në rrugën “Muzakajt”, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin N. C., 69 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë, i cili është transportuar për mjekim, në spitalin e Korçës, ku më pas ka ndërruar jetë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu