Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburanteve në Shqipëri ka vendosur në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme të rrisë përsëri çmimet e naftës dhe benzinës në vend pas rritjes së ditës së mërkurë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Ekonomisë, një litër naftë me pakicë do të tregtohet me 235 lekë [1.92 euro] për litër, nga 226 lekë [1.85 euro] për litër që ishte deri tani.
Ndërkohë, benzina do të tregtohet me 211 lekë [1.73 euro] për litër, në krahasim me 209 lekë [1.71 euro] për litër që ishte më parë, ndërsa çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar në 115 lekë [0.94 euro] për litër.
Vendimi hyn në fuqi nga sot dhe sipas bordit vjen nga reflektimi në ndryshimin e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.




































![Nuk ka të ndalur çmimi i naftës në Shqipëri, arrin nivelin 235 lekë [1.92 euro] për litër Nuk ka të ndalur çmimi i naftës në Shqipëri, arrin nivelin 235 lekë [1.92 euro] për litër](https://i0.wp.com/cdn.vinthost.co/auto_pacensure-Ndryshojne-cmimet-e-derivateve-te-naftes1629116834.jpg?resize=696%2C435&ssl=1)








