Shtyhet seanca për Bandën e Durrësit

0
Shtyhet seanca për Bandën e Durrësit
Gjigandi

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën paraprake ndaj shtatë të akuzuarve për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut në shkurt të vitit 2005.

Mes të pandehurve bëjnë pjesë anëtarët e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha dhe Emiliano Shullazi. Seanca e sotme është shtyre pasi nuk është njoftuar i pandehuri Plarent Dervishaj.

Jashtë gjykatës, avokatët e të pandehurve Lulzim Berisha e Plarent Dervishaj këmbëngulën në faktin se procesi është i montuar dhe se deklaratat e të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi, janë të pavërteta dhe të pambështetura në prova reale.

Avokatët Ilia Ilia dhe Detar Hysi pretenduan se rrëfimi i Reçit ka mashtruar për të përfituar benefite, ulje të dënimit dhe azil politik.

Seanca në të cilën vendoset nësë çështja kalon për gjykim, rikthehet për plotësim të hetimeve në llogari të të pandehurve.

RonaTyra

Të pandehur për këtë dosje janë Emiljano Shullazit,  Lulzim Berisha, Plarent Dervishajn, Viktor Ymerin, Taulant Taullai dhe Indrit Rusi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu