Mungesa e abonesë së studentit ka bërë që të rinjtë të presin në radhë. Kjo nuk është hera e parë që ata përballen me këtë situatë. Sakaq të martën është paralajmëruar një deklaratë për mediat se cilat do të jenë masat që Unioni i Transportit Publik, do të marrrë nëse bashkia dhe qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre.
Ultimatumi i Unionit të Transportit Publik, se që nga 1 Marsi nuk do të ketë abone duket se është marrë në konsideratë nga Bashkia Tiranë, e cila pas paralajmërimit ka kontaktuar me këta të fundit duke ju premtuar subvencionim të naftës.
Por se çfarë do të ndodhë me premtimet e bashkisë dhe si do të vijojë lëvizja e qytetarëve Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban ka paralajmëruar të martën e 1 marsit një dalje publike.
Ndërkohë lëvizja me autobusë vijon që të jetë një sfidë për studentët.
Mungesa e abonesë së studnetit ka kthyer stresin e cdo fundmuaji dukë i lënë të rinjtë të presin në rradhë për orë të tëra.
Për prindërit dhe studentët kjo situatë duhet të zgjidhet sa më shpejtë.