Nuk i pëlqyen çmimet e gazit; Lukashenko burgos 16 krerët e bankës së Gazprom

0
Gjigandi

Presidenti radikal i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka vijuar “trimërinë” e tij në kontradiktat me Moskën teksa pas negocjatave pa rezultat të çmimeve të gazit javën e kaluar, ka arrestuar drejtuesit e kompanisë ruse.

Ai autorizoi kontrolle në zyrat e Bel-gazprom-bank, kreu i së cilës Viktor Babariko, ka vendosur të kandidojë për president në zgjedhjet e pritura të 9 gushtit.
15 drejtuesit e bankës në fjalë, e cila 99.6% zotërohet nga kompania ruse Gazprom, dyshohen tashmë për krijimin e një grupi të organizuar kriminal për largimin e fondeve jashtë Bjellorusisë.
Mediat vendase thanë se një tjetër drejtues i lartë i bankës Sergei Karmizov, u arrestua të dielën në Mogilev, me akuza manipulimi huash.
Natalia Eismont, zëdhënësja e presidentit, tha se të arrestuarit po japin deklarata kundër ish-kreut të bankës Victor Babarico. “Shuma të mëdha parash, aksione e flori janë sekuestruar”, tha ajo.
Si pjesë e hetimeve u sekuestruan gjithashtu 150 piktura me vlerë $20 milionë, të cilat ishin pjesë e koleksionit të Belgazprombank.
“Do të thërras Interpol pas rezultateve të hetimeve, do u kërkoj të analizojnë dokumentet, rusët, evropianët e amerikanët do të vijnë këtu, ata do të vendosin nëse agjencitë tona të ligjit kanë shkelur kompetencat,” tha dje Lukashenko.
Më herët autoritetet bjelloruse kishin ndryshuar me detyrim kreun e bankës pas publikimit të rezultateve negative në punën e Belgazprombank.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu