Së fundmi, Beniada Nishani ka qenë në qendër të vëmendjes për romancën e saj me Blert Hajdarin ose siç është njohur gjerësisht për publikun si vëllai i Arbër Hajdarit. Ndonëse ata vetë nuk e kanë konfirmuar, të gjitha detajet tregojnë se Blerti dhe Beniada janë çifti më i ri i showbiz-it.
E këtyre thashethemeve, u ka shtuar benzinë edhe vetë modelja duke ndarë disa foto në Instagramin e saj. Kjo e fundit, ka publikuar një foto në ‘InstaStory’ ku duket dorë për dore me partnerin e saj.
Ndonëse nuk e ka shfaqur imazhin e tij, nuk është aspak e vështirë ta kuptojmë që është Blerti për shkak të byrzylykëve që mban në dorë. Me të njëjtët është shfaqur edhe në dalje të tjera televizive.
Kujtojmë që më herët në emisionin që ajo vetë e drejton, Beniada Nishani u vendos në siklet duke u ngacmuar nga regjia, të cilët e pyetën nëse do të jetonte me prindërit e partnerit.
“Unë jam rritur me gjyshet e mia dhe nuk ka gjë më të bukur të jetosh me vjehrrin dhe me vjehrrën. Unë jam pro. Edhe kush ka mundësië ekonomike gjëja më e rëndësishme është mami dhe babi dhe jo vetëm të tutë, por edhe mami dhe babi i burrit. Ata e kanë bërë burrin që ke zgjedhur”,-u përgjigj Beniada Nishani.