Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, publikoi së fundmi bashkëpunimin e saj më të ri me NRG Band.
Kënga me titull “Ki me m’lyp” është pritur mirë nga publiku shqiptar dhe interpretimi i Norës është pëlqyer shumë gjithashtu.
Nora ndërkohë këtë vit ka qenë mjaft aktive në muzikë, duke publikuar muaj më parë edhe baladën “Më mungon”, e cila gjithashtu është pritur mirë nga fansat.
Foto: Nora Istrefi/Instagram
Në klipin e këngës dhe në fotografitë e publikuara në Instagram, Istrefi është dukur tejet tërheqëse e veshur me një kostum rozë me lule.
Megjithatë jo të njëjtin shkëlqim, Nora pati edhe në premierën e “Dashur dhe turbulenca” në kinemanë Cineplexx në Prishtinë.
Përgjatë një interviste për televizionin ATV, këngëtarja e hitit “Dy shokë” dukej më ndryshe se në fotografitë e edituara që publikon në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
Foto: ATV/Nora Istrefi/Instagram
Fansat me sy të mbrehtë e kanë vërejtur menjëherë ndryshimin, duke filluar ta ripostojnë krahasimin dhe ta diskutojnë atë me të madhe në komente të ndryshme.
Nora përndryshe kur u pyet për projektet muzikore, la të kuptohet se mund të sjellë edhe gjatë verës diçka të re për fansat e saj.
/abc24.al/
Foto: Nora Istrefi/Instagram