Njëzet e shtatë policë përfundojnë në prokurori

0
Njëzet e shtatë policë përfundojnë në prokurori
Gjigandi

Protestat kundër rritjes së çmimeve janë bërë shkak për rritjen e numrit të ankesave ndaj punonjësve të policisë. Sipas bilancit të Agjecisë së mbikqyrjes policore për muajin mars, strukturat e rendit dhe sigurisë kanë numrin më të madh të ankesave me 94 raste. Gjatë marsit janë referuar në prokurori edhe 27 efektiva policie për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Strukturat e rendit dhe sigurisë publike në policinë e shtetit mbajnë rekordin e ankesave nga qytetarët për të dytin muaj me radhë, që përkon me protestat e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve. Sipas raportit të agjencisë së mbikqqyrjes policore, gjatë muajit mars, për këtë strukturë janë depozituar 94 ankesa.

Raporti mujor i agjencisë, thekson se 63 ankesa janë paraqitur për strukturën e Policisë Rrugore dhe 33 strukturën e Hetimit të Krimit.

Gjatë muajit të kaluar janë referuar në prokurori 27 efektivë të policisë të reparteve të ndryshmë si të dyshuar në vepra. Referimet kanë të bjënë kryesisht me sjellen e efektivëve ndaj qytetarëvë në protestat e zhvilluara për rritjen e çmimeve.

Përgjatë 31 ditëvë në pranga kanë përfunduar edhe 2 efektiv të policisë në Vlorë dhe Tiranë. Po kështu 2 të tjerë u pezulluan nga detyra si dhe 1 tjeter u la në masën e arrestit të shtëpisë.

RonaTyra

Ankesa për qytetarët ka edhe për hetimin e krimit, kufirin dhe emigracionin e ndërsa për herë të parë për këtë vit ankesa ka pasur edhe për akademinë e sigurisë.

Fokusi i Agjencisë së Mbikqyrjes së Policisë këtë muaj duket se ka qenë tek efektivët të cilët shërbenin në Tiranë dhe pikërisht në protestat pra kryeministrisë.

Edhe në pamjet e transmetuara është vënë re një sjellje problematike e efektivëve ndaj qytetarëve dhe kryesisht nga ata policë cilvilë. Qytetarët ankoheshin për veprime arbitrare dhe shpërdorim detyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu