Një tërmet i fortë godet Kinën, 1 person i vdekur dhe 6 të plagosur

0
Gjigandi

Në tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës rihter ka goditur provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja nga lëkundjet e forta si pasjoë ka mbetur një viktimë dhe gjashtë të plagosur.

Tërmeti, me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter, u regjistrua në orën 17:00 me orën lokale në zonën e Lushan, rreth 100 kilometra në perëndim të kryeqytetit rajonal Chengdu, sipas Rrjetit Sizmologjik Kinez (CENC).

Vetëm tre minuta më vonë, një tërmet me magnitudë 4.5 goditi rajonin rreth Bauing. Ndërkohë qindra mjekë, zjarrfikës, punonjës të shpëtimit dhe policë janë vënë në gatshmëri në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Shtatorin e kaluar, tre persona humbën jetën nga një tërmet në provincë dhe të paktën 10,000 u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Në maj 2008, një tërmet me magnitudë 7.9 goditi provincën Sichuan, duke shkaktuar zhdukjen e 87,000 personave.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu