Një muaj pas lindjes së djalit, Kylie Jenner duket plot shkëlqim në veshje sportive gjatë një dal…

0
Një muaj pas lindjes së djalit, Kylie Jenner duket plot shkëlqim në veshje sportive gjatë një dal…
Gjigandi

Kylie Jenner u pa me një dukje të thjeshtë dhe e relaksuar të hënën (7 mars) në Los Angeles, një muaj pasi solli në jetë fëmijën e saj të dytë.

Miliarderes 24-vjeçare iu bashkua vajza e saj katërvjeçare Stormi – të cilën e ka me reperin Travis Scott, 30 vjeç, së bashku me djalin e tyre të porsalindur Wolf , teksa tregoi figurën e saj pas lindjes me një palë dollakë të zeza.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ishte i izoluar gjatë gjithë shtatzënisë së saj, teksa udhëhoqi pasojat nga tragjedia e festivalit muzikor të Scott-it “Astroworld” në Huston më 5 nëntor, ku humbën jetën 10 persona.

Bukuroshja brune kishte veshur një pulovër kremi për daljen e saj të cilën e përshtati edhe me një palë atlete të bardha.

RonaTyra

Megjithatë, aksesori i saj më i shtrenjtë ishte në dorën e saj dhe dukej të ishte një çantë luksoze “Hermes Birkin”, me një çmim për mbi 250 mijë.

Ylli televiziv vazhdoi të qëndronte e sigurt nga COVID-19 dhe mbante një maskë “SKIMS” në fytyrën e saj, shkruan
Bukuroshja brune la flokët e gjata të errëta të ndara në mes dhe të valëzuara butësisht, duke i rënë në fund të shpinës.

Pavarësisht se është një nënë e zënë me dy fëmijë, në veshje sportive dukej plot shkëlqim, me vetulla të përcaktuara mirë dhe rimel në kapakët e saj.

Ylli i mediave sociale dhe biznesmenja kishte gjithashtu një manikyr të pastër francez, si dhe një palë vathë diamanti të ndezur në veshët e saj.

Ndërkohë vogëlushja e saj të cilën e mbante ëmbël në krahë u pa e veshur me një kapuç të verdhë, dollakë gri dhe atlete blu dhe të bardha.

Flokët e Stormit ishin stiluar në gërsheta të shumta dhe ajo shkëlqente me një palë vathë të vegjël në formë rrathësh prej ari.

Më pak se një javë pasi mirëpriti fëmijën e saj të dytë, Kylie zbuloi se emri i djalit të saj ishte Wolf Webster në një postim në Instagram.

Ylli i rrjeteve sociale postoi një imazh të thjeshtë bardh e zi për të zbuluar emrin për 310 milionë ndjekësit e saj. Emri Wolf është emri i një djali me origjinë gjermane që do të thotë ‘ujk udhëtues’ sipas Nameberry.com.

Kylie dhe Travis konfirmuan në shtator se prisnin një vëlla tjetër për Stormin.

Muajin e kaluar një burim për

People

tha se çifti ishin të lumtur, pavarësisht se ende nuk jetonin së bashku.

“Kylie dhe Travis janë të lumtur së bashku. Ai është duke punuar në muzikë të re, por është gjithashtu shumë rreth tyre. Ata ende nuk jetojnë zyrtarisht së bashku, por bëjnë atë që funksionon më mirë për ta”, tha burimi pranë çiftit të famshëm.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu