Një ditë pasi hyri në ‘BBV’, Eva Alikaj shpërthen në lot

0
Gjigandi

 

Aktorja e njohur Eva Alikaj është bërë pjesë e shtëpisë më të përfolur në Shqipëri, “Big Brother Vip”. Gjatë ditës së djeshme ajo ka qëndruar nën shoqërinë e banorëve, duke u munduar t’i njohë e të marrë informacion mbi lojën dhe strategjitë e krijuara.

Mirëpo dita nuk shkoi e gjitha ‘vaj’. Gjatë lojës aktorja ka shpërthyer në lot, ndërsa ishte shtrirë me banorët e tjerë. Eva tha se iu kujtua i ati, i cili ka pak kohë që është ndarë nga jeta.

“M’u kujtua babi”, tha Eva mes lotësh.

I ka vdekur i ati para një muaj e gjysmë”, shton Tani.

RonaTyra

 

Banorët mundohen ta ngushëllojnë Evën e cila qan me ngashërim. Ai që i qëndron pranë është Luizi i cili ndodhet pranë krevatit ku ajo është ulur.

Aktorja njihet si “Elsa” e shfaqjes “Pallati 176” dhe e shumë roleve të tjerë në filma të njohur shqiptarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu