Gjyqtarët në shumë disiplina sportive kanë luajtur rol të rëndësishëm në vitet e 90-ta.
Njazi Shuleta i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë prej gjyqtarëve më të dalluar të futbollit.
Ai me shumë kolegë iu futen misionit të madh në kohën e okupimit (1991-1999), garave të Republikës së Kosovës.
Asnjëherë nuk u ndal por referoi me guxim, duke iu bërë ballë edhe kërcënimeve të njëpasnjëshme që vinin nga kuzhina e Beogradit.
Shuleta tregoi vendosmëri në fushën e lojës dhe ndau drejtësinë për mrekulli.
Në anën tjetër, ai me shumë sportistë ishin halë në sy nga pushtuesi serb, por kjo fare nuk e brengoste sepse luftonte për sportin e Republikës së Kosovës.
Shuleta është krenar që sot futbolli po përparon dhe po flitet shumë për të edhe në rrafshin ndërkombëtar.