Nis punimet Kuvendi Kombëtar i PD, fjalën hyrëse e mban Lediana Fratari

0
Nis punimet Kuvendi Kombëtar i PD, fjalën hyrëse e mban Lediana Fratari
Gjigandi

Ka nisur zyrtarisht Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike teksa fjalën hyrëse e ka mbajtur demokratja dhe kandidatja për deputete në qarkun e Tiranës Lediana Fratari.

Ajo është shprehur se 30 prilli është një datë historike jo vetëm për partinë por gjithë shqiptarët.

Fratari tha gjithashtu se demokratët po paguajnë koston e gabimeve të bëra në vitet e fundit dhe se të korrigjohen nuk është e mjaftueshme, duke theksuar se asnjëherë më në atë sallë të mos ulen 5 mijë njerëz.

Ajo u shpreh ndër të tjera se është momenti i ringritjes dhe që Shqipëria të bëhet si gjithë vendet e tjera të Europës.

“Të dashur delegatë, të ftuar dhe anëtarë të PD, ju uroj mirëseardhjen në këtë Kuvend historik. Jam demokrate dhe për mua është nder dhe pivilegj t’ju drejtohem ju.

RonaTyra

Ndaj dhe në emër të familjes time që janë të përndjekur politikisht, babai im u burgos nga regjimi komunist, unë u ktheva nga Anglia dhe u shkollova mbaj fjalen hapese te ketij Kuvendi. Kështu kanë vepruar dhe shumë të rinj të tjerë.

Sot, 30 vjet pasi  u formua kjo parti në këtë logo, u zhvilluan shumë beteja, sërish Shqipëria është një vend i korruptuar dhe i varfër, politikanët u detyrohen shumë demokratëve.

Të nderuar demokratë, ky Kuvend është historik se pse do të çelë një portë të re dhe se çdo delegat është i zgjedhur me votë sot. Ky është vullneti shumicës dhe produkt i votës. Po paguajmë koston jo të vogël të gabimeve që kemi bërë, nuk mund të mjaftohemi vetëm me korrigjimin e tyre, në këtë sallë me 2100 vende të mos ulen më kurrë 5 mijë njerëz dhe njerëzit të zgjidhen me votën e lirë.

E di që është vështirë ti besoni politikës por do të bëjmë çdo gjë për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

“- u shpreh Lediana Fratari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu