Nis fushata e PS në Durrës. Sako kërkon të vijojë mandatin dhe premton infrastrukturë moderne

0
Nis fushata e PS në Durrës. Sako kërkon të vijojë mandatin dhe premton infrastrukturë moderne
Gjigandi

U çel në Durrës fushata për zgjedhjet lokale të datës 6 mars. Kryetarja aktuale Emiriana Sako kërkon të rikonfirmohet në këtë detyrë. Ajo renditi përpara grave dhe vajzave të Durrësit arritjet në këto dy vite që ajo e drejton bashkinë.

Emiriana Sako: Sot jam përpara jush jo për të dhënë fjalë e premtime, po për të folur për punën. Puna është i vetmi angazhim dhe argument pse duhet të kem mbështetjen tuaj. Kemi dhënë 6000 bonuse qeraje gjatë vitit 2020 dhe sot ky numër është në 3500 që do të thotë se mijëra njerëz janë kthyer banesat e tyre. Kemi dhënë 15 mijë grante rikonstruksioni, janë riparuar 405 pallate në ambientet e përbashkëta dhe 180 të tjera do të fillojnë nga puna shumë shpejt.

Sako zbuloi dhe projektet që do të realizojë nëse rikonfirmohet në krye të bashkisë së Durrësit.

Emiriana Sako: Kemi projektin e marinës turistike, projektin e portit tregtar të Porto Romanos, projektin e Amfiteatrit, rijetëzimit e monumenteve të kulturës, shëtitorja e plazhit. Shumë ndërhyrje do i bëjmë me mbështetjen e kryeministrit Edi Rama.

Emiriana Sako premtoi se përsa kohë do drejtojë bashkinë e Durrësit, dera e këtij institucioni do të jetë gjithmonë e hapur për të gjithë qytetarët.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu