Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka dënuar sot sulmin ndaj Policisë së Kosovës.
“Sulmi ndaj autoriteteve të Policisë, në veri të Republikës së Kosovës, është një veprim i dënueshëm”,
shprehet Nikolla në një reagim.
“Akte të tilla nuk i shërbejnë paqes, stabilitetit, sigurisë, zhvillimit dhe evropianizimit të rajonit”,
theksoi Nikolla.
“Vlerësoj Misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, për dënimin e këtyre akteve dhe gatishmërinë për të mbështetur Policinë e Republikës së Kosovës!”
, tha Nikolla.