Ngordhja masive e pulave/ Ministria e Bujqësisë: Po asgjësohen 120 mijë shpendë!

0
Ngordhja masive e pulave/ Ministria e Bujqësisë: Po asgjësohen 120 mijë shpendë!
Gjigandi

Zv/ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci ka folur për përhapjen e gripit të shpendëve në Shqipëri. Gjeci deklaroi se kjo është një sëmundje stinore që përhapet nga shpendët e egër. Ajo tha se ka nisur puna për asgjësimin e shpendëve të ngordhur ndërsa shtoi se konsumatori nuk është i rrezikuar.

“340 mijë shpendë, ka nisur procesi i 120 mijë shpendëve që ndodhen në të njëjtat kapanone. Në çdo dalje që ne kemi bërë kemi konfirmuar që procesi është bërë në bazë të legjislacionit në fuqi. Gripi i shpendëve. Është stinore.

Kryesisht transmetohet nga shpendët e vjetër që fluturojnë. Ne nuk pretendojmë që nuk do kemi më grip. E rëndësishme është të marrim masa. Fokusi jonë është të shpëtojmë tufën e shpendëve. Është një sëmundje që nuk transmetohet te konsumatori.

Sot kemi një vatër të izoluar. Ka shpendë që kanë ngordhur. Ka edhe nga ata që janë të infektuar dhe ligji parashikon eleminimin dhe asgjësimin e tyre. Për të dyja kategoritë ka nisur procesi i eliminimit të tyre nga kapanonet.  Pjesë e dëmshpërblimit është e parashikuar në ligj dhe vjen pas një hetimi për shkak pasojë”,

tha zv/ministrja.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu