Ngjela kujton takimin me Metën vite më parë, bën parashikimin ‘bombë’ për presidentin

0
Ngjela kujton takimin me Metën vite më parë, bën parashikimin ‘bombë’ për presidentin
Gjigandi

Avokati Spartak Ngjela parashikon ditë jo të mirë për Ilir Metën, sipas tij, ndonëse i shpëtoi shkarkimit nga Gjykata Kushtetuese.

Në një intervistë për “Log.”, teksa komentohet se do të jetë i radhës në listën ‘non grata’, Ngjela thotë se pasi të largohet nga presidenca do të fillojë betejën e pronave.

Avokati flet për prona të mëdha të presidentit dhe kujton kur e ka takuar vite më parë, teksa mbante postin e zv.kryeministrit.

“Mendimi im është ky që pasi të ikë manteli i çelikut që i ka dhënë Presidenca i fillon procesi për pronat, 100%. Ka prona që nuk i kanë as sheikët. I kam vajtur në zyrë kur qe zv.kryeministër, e gjeta me një kostum turk dhjetë mijë lekësh dhe me sandale, më erdhi keq. Thashë kështu i mban zv.kryeministri. Kaloi në stratosferë. Më shumë është turp për shoqërinë. Ofshore u kanë gjetur para të mëdha këtyre. Nuk është vetëm ai, janë shumë”,

tha ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu