Një ngjarje e rënë ka ndodhur këtë pasdite në Klos, ku një 17-vjecar është vrarë me armë zjarri.
Burime për median bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur dhe dy persona të tjerë, ku raportohet se qytetarët e zonës kanë mbuluar me batanije viktimën.
Sakaq kanë dalë pamjet e para nga vendi i ngjarjes, ku ende nuk dihet identiteti i viktimës, të plagosurve apo autorëve. Mësohet se të plagosurit janë nisur drejt spitalit, si dhe ngjarja ka ndodhur në afërsi të një lokali.
Pritet që policia të zbardhi ngjarjen.