Nga sulmet ruse në Mariupol, shkatërrohet muzeu i kompjuterëve në Ukrainë

0
Nga sulmet ruse në Mariupol, shkatërrohet muzeu i kompjuterëve në Ukrainë
Gjigandi

Nga sulmet ruse në Ukrainë është shkatërruar një prej muzeve më të mëdha të kompjuterëve, që është në pronësi të një biznesmeni.

Fjala është për muzeun Club 8-bit, që u shkatërrua gjatë sulmeve në Mariupol. Këtë e ka konfirmuar pronari i muzeut Dmitri Cherepano.

“Bëhet fjalë për sistemin kompjuterik në Mariupol, që më nuk ekziston. Gjithçka që ka mbetur nga ky koleksion që e kam mbledhur për 15 vite janë fragmente nga kujtimet”

, ka shkruar në Facebook Cherpanov.

Atij i është dashur shumë punë e vite që të mbledhë dhe restauroj shumë kompjuterë që kanë qenë të ekspozuar në muzeun Club 8-bit.

RonaTyra

Ajo çfarë është e veçantë për këtë muze, është fakti se ka dokumentuar historinë e përbashkët të dy popujve – pra të rusëve dhe ukrainasve.

Për fat të mirë vetë pronari i muzeut i ka mbijetuar sulmeve ruse – por jo sikur shumë banorë të Mariupolit që kanë humbur më të dashurit e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu