Nga kapja e 1 ton droge te zhdukja e Ervis Martinajt, dhe vrasjet banale për një qen/ Çfarë ndodhi gjatë një jave…

0
Gjigandi

Duke filluar nga vrasja në Maliq e ajo në Shkodër, duke kapërcyer tek  kapja e rreth 1 ton droge nga Guardia di Finanza në Gjirin e Arushës e zhdukja e shumë të kërkuarit Ervis Martinaj ishin këto lajmet  e rënda që na “ushqyen” gjatë kësaj jave .

Mesa duket mjaftë intensive, që prej ditës së parë të javës një qen u bë shkaktari i një sherri që degjeneroj me pasojë vdekje.  Po atë ditë  do të kapej një kontejnerë me 1 tonë drogë. Po të hënën, mbrëmja  do të tronditej nga vrasja e  10 vjeçari nga xhaxhi  tij. Më 11 gusht policia e laçit do të merrte një kallëzim të çuditshëm, i shumëkërkuari Ervis Martinaj do të humbte. Priza.al do të sjell më posht  ngjarjet e detajuara

Vrasjet në Shkodër dhe Maliq  

Të hënën e 8 gushtit u vërtetua se jo gjithmonë fqinjët kanë marrëdhënie të mira Nesti Kusari gjeti vdekjen pasi u godit me thikë  nga Velo Hazizllari pas një konflikti me motive të dobëta për qenin .

Shkodra nuk u mjaftua me kaq kur një ditë më vonë, 9 gusht, një tjetër ngjarje e rëndë u shënua, shtetasi Vlash Jakaj, 68 vjeç  vrau me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç.

RonaTyra

Po pastronte armën e cila është shkrepur. Gjithashtu policia bën me dije se nga e shtëna ka mbetur i plagosur edhe vetë Vlash Jakaj në dorë. I mituri ishte me pushime me familjen e tij në vendlindje, prindërit dhe vëllain e madh, pasi jetonin në Pistoia të Italisë. Varrimi i është bërë në vendin ku jeton.

 Plagosje në Fushë Krujë, Tiranë e Kuçovë

Të mërkurën, 10 gusht, pas një konflikti për ullinjtë  në fshatin Zgërdhesh të Fushë Krujës, Klodian Keçi ka qëlluar dhe plagosur me armë zjarri shtetasin Luan Hushi 55 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra 55-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit.

Shtetasi  i identifikuar si Qani Muça ka plagosur me armë zjarri në bark, një punonjës Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, 52 vjeç ,që sapo kishte përfunduar zbatimin e një vendimi për shembjen e një shtëpie.

I plagosuri Ilirjan Gavelli u dërgua në spital dhe ndodhet në sallë nën kujdesin e mjekëve.

Në dëshminë që dha punonjësi i IMT-së, Ilirjan Gavelli tha se : Po largoheshim kur Qemali më shau dhe nxori pistoletën. U hodha për t’ia marrë armën dhe më qëlloi dy herë. Kur u përlesha me Muçën për t’i marrë armën vinte era alkool, ishte i dehur. Qani Muça qëlloi 2 herë drejt inspektorit të IMT, ndërsa njëri nga plumbat kapi në një makinë të parkuar. Sakaq, gruaja e Qani Muçës ka deklaruar se nuk e dinte që burri kishte armë. “Nuk kisha dijeni që burri mbante armë”, ka thënë ajo. Ndërsa autori i ngjarjes, Muça nuk ka shprehur aspak pendesë për atë që k ndodhur

Data 13 gusht ishte pasuese e një tjetër plagosje në lagjen “1Maj” ku mbeti i plagosur 46-vjeçari Admir Bejo. Pas zbulimit  të kronologjisë së plagosjes  mësohet se plagosja e Bejos nuk ka lidhje me larje hesapesh për ngjarjen e ndodhur në vitin 2007, kur ai dhe vëllai i tij Ilija Bejo plagosën me armë duke dalë nga hyrja e pallatit dy vëllezërit Kundja. Plagosja e djeshme ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit të Admir Bejos me një banor tjetër të lagjes “1 Maji”, që banonte shumë pranë banesës së tij, pikërisht 200 metër nga vendi ku Bejo u gjet i shtrirë në rrugë.

Kapja e rreth 1 ton droge në Gjirin e Arushës

Pas një operacioni të përbashkët të Guardia di Finanza me policisë e Vlorës u bë i mundur arrestimi i tre shqiptarë dhe dy ukrainas. Arsyeja e arrestimit ishte shkëmbimi  në det të hapur të plot 1 ton marijuanë.

Sekuestrimi i mallit u krye në vendin e quajtur Gjiri i Arushës .

Në pranga ranë  shtetasit Arbër Saraseli, 31 vjeç, Saverjo Imeraj, 22 vjeç dhe Qemal Pekmezi, 19 vjeç . Në bordin e anijes, e cila më pas u dërgua në portin e Città Bella, u gjetën 992 kilogramë kanabis, të ndarë në 153 pako, secila me peshë nga 6 deri në 8 kilogramë.

Zhdukja e të shumë kërkuarit Ervis Martinaj

Më 11 gusht policia e laçit u alarmua nga familjarët e Ervis Martinajt të cilët kishin humbur kontaktet me 40- vjeçarin .

Ky i fundit i shpallur  në kërkim ndërkombëtar për shumë ngjarje kriminale të ndodhura në vend.

Familjarët dyshojnë se atij mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe, për faktin se ka armiq të shumtë dhe se është në kërkim ndërkombëtar.

Misteri i humbjes së kontakteve të Ervis Martinajt me familjen e tij ka vënë në vështirësi grupin e hetimit, pasi për herë të parë prokuroria ka çelur një hetim për rrëmbim personi, ndërkohë që 40-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar mbi bazën e një urdhër arresti nga SPAK. Burime bëjnë me dije se  prokuroria ka nisur përgjime e vëzhgime të personave që dyshohet se mund të kenë pasur kontakte me Martinaj. Ndërkohë po ushtrohen kontrolle në disa vende që ka dyshime se Martinaj përdorte si baza për t’i shpëtuar policisë.

Pistat e hetimit janë të hapura, nga njëra anë ka dyshime se ngjarja mund të jetë inskenuar nga vetë Martinaj për t’u shpëtuar kundërshtarëve dhe policisë, nga ana tjetër nuk rrezohen as dyshimet se mund të jenë përpara një ngjarje kriminale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu