Neuer rinovon me Bayern Munich, drejtuesit në delir për kapitenin

0
Neuer rinovon me Bayern Munich, drejtuesit në delir për kapitenin
Gjigandi

Bayern Munich dhe Manuel Neuer kanë arritur marrëveshje për të vazhduar bashkë deri më 30 qershor 2024. Portieri 36-vjeçar, i cili iu bashkua skuadrës në vitin 2011 nga Schalke 04, ka qenë kapiten i gjigantëve të Bundesligës që nga viti 2017.

“Jam shumë i lumtur që rrugëtimi im te Bayerni vazhdon. Ne do të kemi edhe një herë ekip shumë të mirë, me të cilin do të mund të luftojmë për të gjithë titujt. Si portier dhe kapiten dua të jem një mbështetje dhe një faktor vendimtar në objektivat tanë të mëdhenj”, – ka thënë Neuer.

“Manuel Neuer është portieri më i mirë në botë dhe ka vendosur rekorde ndërkombëtare për vite me radhë. Jemi shumë të kënaqur që i kemi vazhduar kontratën. Manuel është një nga figurat kryesore në historinë e FC Bayern”, – tha Oliver Kahn, CEO i klubit.

“Jemi shumë të lumtur që Manuel Neuer ka zgjatur kontratën me ne deri në vitin 2024. Manuel është te Bayerni që nga viti 2011. Ai është kapiteni ynë, ka qenë portieri më i mirë në botë për kaq shumë vite. Ne duam të jemi të suksesshëm në të gjitha garat në vitet e ardhshme.

Manuel është mbështetja jonë e madhe brenda dhe jashtë fushës. Ai do të vazhdojë të luajë një rol kyç për të na ndihmuar të arrijmë qëllimet tona”, – shpjegoi Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i ekipit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu