​Nesër shkollat nuk punojnë, vjen reagimi i MASHTI-t

0
​Nesër shkollat nuk punojnë, vjen reagimi i MASHTI-t
Gjigandi

SBASHK-u ka paralajmëruar për nesër protestë për shkak, siç thuhet, mungesës së gatishmërisë së Qeverisë për zgjidhjen e kërkesave të punëtorëve në arsim, ndërkohë që MASHTI u bëri thirrje mësimdhënësve të mos humbin asnjë orë mësimore dhe me përgjegjësi të kryejnë detyrën e tyre.

Duke u bazuar në vendimin e federatave sindikale në kuadër të BSPK-së, në orët e mbrëmjes së të mërkurës është mbajtur takim i jashtëzakonshëm i SBASHK-ut me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve.

Pas një debati konstruktiv është rikonfirmuar se në protestën e thirrur më 20 maj nga BSPK-ja e bazuar në zërin e anëtarësisë do të marrin pjesë në mënyrë masive edhe të punësuarit në sektorin e arsimit.

Duke u bazuar në këtë pjesëmarrësit në takimin e jashtëzakonshëm të SBASHK-ut kanë sjellë vendim që të premten shkollat dhe universitet nuk punojnë sepse punëtorët arsimorë me kohë do të nisen nga vendbanimet e tyre për t’u bërë pjesë e protestës.

Në këtë protestë do të jenë edhe anëtarësia e SBASHK-ut nga të gjitha Universitetet e Kosovës dhe i bëhet thirrje Qeverisë të reflektojë që të mos ndërmerren në të ardhmen veprimeve edhe më radikale.

RonaTyra

Ndërsa, Ministria e Arsimit thotë se diskutimet për greva dhe protesta të mësimdhënësve janë panevojshme pasi ndërkohë po punohet për Ligjin e Pagave për rreth 80 mijë punëtorët e sektorit publik, që është edhe kërkesë e SBAShK-ut.

Pretendimet e krerëve të SBASHK-ut për arsyet e mos mbajtjes së mësimit dhe mbajtjes së grevës nuk përkojnë as me gjendjen në arsimin parauniversitar, as me nevojat për ta përmirësuar atë. Ato thjesht janë instrumentalizim i një të drejte sublime siç janë e drejta e grevës dhe protestës për punëtorët, thuhet në një postim të MASHTI-it në Facebook.

Sipas MASHTI-t, humbja e mësimit është cenim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsimim dhe si e tillë është e papranueshme.

“MASHTI do të sigurohet që të kompensohet çdo orë e humbur e mësimit për fëmijët tanë, të cilët tashmë kanë humbur shumë gjatë kohës sfiduese të pandemisë. Ju bëjmë thirrje mësimdhënësve të mos humbin asnjë orë mësimore dhe me përgjegjësi të kryejnë detyrën e tyre”

, përfundon reagimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu