Nëna e Chris Rock flet për incidentin në “Oscars”: Kur Will Smith e goditi Chrisin, ai na goditi …

0
Nëna e Chris Rock flet për incidentin në “Oscars”: Kur Will Smith e goditi Chrisin, ai na goditi …
Gjigandi

Nëna e Chris Rock ka folur pas incidentit që përfshin djalin e saj dhe Will Smith në ceremoninë e 94-të të Academy Awards.

Nëna e aktorit, Rose Rock foli në një intervistë me stacionin lokal të lajmeve të Karolinës së Jugut “WIS-TV” dhe diskutoi momentin kur Smith doli në skenë të “Oscars” dhe goditi Chris, në përgjigje të një shakaje të bërë nga komediani për Jada Pinkett Smith.

Rose tregoi se ajo fillimisht mendoi se incidenti ishte inskenuar ndërsa e shikonte atë gjatë transmetimit nga shtëpia e saj, por kuptoi se ishte e vërtetë kur Smith filloi të bërtiste, shkruan

People

.

RonaTyra

Foto: Getty

“Kur ai goditi Chris, ai na goditi të gjithëve. Ai me të vërtetë më goditi mua. Sepse kur lëndon fëmijën tim, më lëndon mua”, tha ajo.

“Askush nuk e dëgjoi fjalimin e tij. Askush nuk ishte në gjendje të ishte i vëmendshëm në këtë moment, sepse të gjithë ishin ulur aty si, “Çfarë ndodhi?” ” vazhdoi ajo.

Në daljen e tij të parë publike disa ditë pas Oscars , Chris trajtoi situatën në një shfaqje humori , duke thënë: “Unë jam ende duke përpunuar atë që ndodhi”.

Foto: Getty Images

Ai u tha fansave në audiencë se ndoshta do të fliste për atë që ndodhi në një moment në një mjedis më serioz.

Smith që atëherë ka dhënë dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, e cila pret çmimet “Oscars”.
Akademia gjithashtu e ndaloi aktorin të marrë pjesë në ngjarjet e saj për dhjetë vitet e ardhshme, dhe Presidenti i Akademisë David Rubin dhe CEO Dawn Hudson i kërkuan falje Rock-ut në një deklaratë.

“Ne duam t’i shprehim mirënjohjen tonë të thellë Chris Rock për ruajtjen e qetësisë së tij në mënyrë të jashtëzakonshme. “Gjatë transmetimit tonë televiziv, ne nuk e trajtuam në mënyrë adekuate situatën në dhomë. Për këtë, na vjen keq. Kjo ishte një mundësi për ne që të japim shembull për mysafirët tanë, shikuesit dhe familjen tonë të Akademisë në mbarë botën, dhe ne dështuam – të papërgatitur për të pashembullt”, thuhe ndër tjera në deklaratë.

Foto: Getty

Në fillim të këtij muaji, vëllai i Chris, Kenny i tha Los Angeles Times se Chris nuk ishte në dijeni të alopecisë së Pinkett Smith kur bëri shaka rreth saj duke luajtur në një vazhdim të GI Jane , një referencë për kokën e rruar të Demi Moore në film.

Pas incidentit të “Oscars”, Pinkett Smith ndau një mesazh në Instagram duke thënë: “Ky është një sezon për shërim dhe unë jam këtu për të”, referuar Will Smithit. /

abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu