Nena 70-vjeçare: Shteti te na i ktheje femijet e larguar ne Siri – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Asije Shuli, nëna 70 vjeçe e Krenar Shulit, një prej të rinjve pogradecarë që ka dhënë jetën në Siri në krah të ashtuquajturit Shteti Islamik. Asije Shuli: I lutem shtetit të na kthejë fëmijët Sa kohë keni që nuk keni kontakt? Asije Shuli: Dy vjet Sa vjeç janë fëmijët e djalit? Asije Shuli: Një 17, një 13, një 6, një 3 dhe një 2. I lutem shtetit të na kthejë fëmijët Në banesën e familjes, në Guras të Pogradecit gruaja prej dy vitesh qan vdekjen e djalit dhe kërkon kthimin e 5 nipërve e mbesave që i kanë mbetur të bllokuar në frontet e luftës. Kthimin e birit në shtëpi e presin edhe në shtëpinë e Ervis Alinjit në Leshnicë të Pogradecit. I riu u largua 8 vite më parë dhe është raportuar se është vrarë në 2013 në Siri, por prindërit e tij ende besojnë se ai është gjallë. “Dua të më thotë në telefon që është mirë” Ata akuzojnë Almir Dacin, ish-imamin e xhamisë së fshatit si njeriu që i rekrutoi. Ky i fundit u bë i njohur kur kërcënoi Ballkanin për llogari të Shtetit Islamik, por humbi jetën atje. Në banesën e tij në fshat kanë mbetur dy prindërit, të cilët nuk dinë asgjë për fatin e tre prindërve dhe nuses së djalit. “Të kthehen fëmijët, pse mos kthehen” Kjo është xhamia e Leshnicës, ku Almir Daci predikoi dhe më pas dyshohet se nisi disa të rinj shqiptarë të luftonin në Siri për të ashtuquajturin shtetin islamik. Disa prej tyre morën me vete edhe familjare, që tashmë kanë mbetur të bllokuar në Sirinë e shkatërruar nga luftërat./ora

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu