Nën ritmet e melodisë së Valles së Rugovës, Rita Ora u tregon fansave se si gatuhen pitja e famsh…

0
Nën ritmet e melodisë së Valles së Rugovës, Rita Ora u tregon fansave se si gatuhen pitja e famsh…
Gjigandi

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora, e ka cekur shpesh herë me krenari që prejardhja e saj është shqiptare.

Ajo ka treguar disa herë se në familjen e saj flitet shqip dhe se ruhen traditat shqiptare dhe gatuhen kryesisht ushqime tradicionale shqiptare.

Mesa duket, kuzhina shqiptare është e preferuara e Ritës, pasi 31-vjeçarja shihet shpesh duke konsumuar dhe gatime tradicionale të vendit prej nga vjen.

Këtë ajo ua dëshmoi fansave edhe së fundmi përmes disa videove të publikuara në TikTok dhe Instagram.

Ora në një video të shoqëruar nga melodia “Vallja e Rugovës” (remiks nga DJ Cimi), tregoi se si gatuhet taratori i famshëm kosovar.

RonaTyra

@ritaora

How I make fresh kosovan tarator – I like the water from the cucumber makes it’s thinner for me personally but you don’t have to do it my way! Enjoy!! #fyp #foryoupage

♬ Kosova – DJ Gimi-O

Ndërkohë, në InstaStory Rita publikoi një tjetër video, ku tregonte se kishte gatuar edhe piten tradicionale me spinaq.

Foto: Rita Ora/InstaStory

“Një pite në furrë, byrek tradicional shqiptar”, shkroi Ora, para se të publikonte të tjera pamje me mbishkrimin: “Pitja është gati”.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Se është një adhuruese e ushqimit shqiptar, këngëtarja e hitit “Anywhere” e kishte treguar atë edhe gjatë koncertit të saj në Kosovë për 10-vjetorin Pavarësisë së Kosovës.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Ajo në mes të skenës kishte përmendur se ushqimi tradicional shqiptar mbetet i preferuari i saj.

Se është kultivuese e vlerave dhe traditës, Ora këtë e kishte dëshmuar edhe në videon muzikore të këngës “Big” vitin e kaluar, ku ishte shfaqur me veshje të modifikuar me elemente kombëtare shqiptare.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu