Kryetari i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se mazhoranca pret gatishmëri nga opozita për të vijuar me procesin për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Pas takimit me kreun e Grupit të PD-së Enkelejd Alibeaj këtë pasdite, Balla tha se është vendosur që negociatat të shtyhen për nesër, teksa kërkoi emra konkretë nga ana e opozitës.
“Shpresoj që nga PD të ketë fleksibilitet dhe gatishmëri për konsensus. Opozita të vijë me propozime”, th
a ai.
“Unë shpresoj të kalojmë në takime më të gjera, që t’i përfshijmë të gjithë, dëshira jonë është të përfshihen të katërta grupet parlamentare”,
tha Balla.
Ndërsa kreu i Grupit të PD-së Enkelejd Alibeaj, tha propozimi i emrave pa pasur rregulla në fillim, nuk e bën serioz procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.
Alibeaj tha se gjatë takimit kërkoi vetëm transparencë, pasi sipas tij është ilaçi më i mirë kundër pazareve. I pyetur nëse i kanë 20 firmat , Alibeaj tha se kjo mbetet për t’u parë.
“Unë kam durimin që ne t’i diskutojmë të gjitha gjërat hap pas hapi, e kuptoj që Balla do të ecë shpejt, por kushtetuta thotë që në tri raundet e para duhen me 84 vota. Ne kemi bërë propozimin tonë, rregullat, pastaj emrat. Ta kemi propozimin ne, ta ketë opozita. Më e rëndësishme është kjo, nuk duhen emra pa rregulla, është jo serioze. Nesër do të shohim cili është qëndrimi i palës tjetër. Ne e kemi bërë shërbimin tonë, presim palën tjetër
,” tha ai.
23 maji do ta gjejë kuvendin e Shqipërisë të mbledhur për raundin e dytë të zgjedhjes së presidentit të ri. Me të gjitha gjasat do të jetë një raund si i pari, pa kandidat.