Në Shqipëri sot zhvillohet provimi i dytë i Maturës shtetërore

0
12
Gjigandi

Këtë të shtunë në Shqipëri do të zhvillohet provimi i dytë i Maturës shtetërore. 33 mijë maturantë do të testojnë njohuritë e tyre në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 12:30. Në të gjithë vendin janë ngritur 167 qendra testimi me 7 mijë mësues administrues.

Testet e maturës shtetërore janë hartuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, ku secili test do të vlerësohet me 60 pikë maksimale.

Provimi i parë, i Gjuhës së Huaj u zhvillua më 9 qershor.

Ndërsa, javë më parë, Këshilli i Ministrave vendosi uljen e mesatares nga 7.5 në 6.5, për maturantët të cilët duan të vazhdojnë studimet në universitet.

Ky vendim vlen për disa degë studimi, si gjuhët e huaja, biokimi, matematikë apo fizikë. /euronews/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu