Në Shqipëri po mbahen “Ditët e Kujtesës”

0
Në Shqipëri po mbahen “Ditët e Kujtesës”
Gjigandi

“Ditët e Kujtesës” u zhvendosën të shtunën në Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës së Krimeve të Komunizmit, në qytetin e Shkodrës, cili është ndërtuar vitet e fundit në një nga ish burgjet e para të regjimit komunist në Shqipëri. Edicioni i 7-të i “Ditëve të Kujtesës” këtë vit po zhvillohet nën moton “Mitet komuniste në Shqipëri, para dhe pas ndryshimit të sistemit”. Drejtuesja e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC), Jonila Godole, thotë se “Ditët e Kujtesës” synojnë që të mbajnë gjallë debatin shoqëror dhe kujtesën mbi pasojat e regjimit komunist në Shqipëri.

Pjesë e rëndësishme e edicionit të 7-të të “Ditëve të Kujtesës”, thotë ajo, është edhe peticioni për dekriminalizim dhe drejtësi, që Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë po përhap në të gjithë Shqipërinë, përmes të cilit i kërkohet Kuvendit të Shqipërisë hartimi i një kuadri të ri ligjor për trajtimin e të gjithë problematikave të dala gjatë 30 viteve të lidhura me regjimin e komunizmit.

“Ne kërkojmë ndalimin e propagandimit të regjimit komunist, glorifikimit të regjimit komunist në hapësirat publike dhe të simboleve komuniste. Kërkojmë rishikimin e curiculave, rishikimin e emërtimit të rrugëve, shkollave, institucioneve. Kërkojmë ngitjen e muzeve në të gjitha vendet e vuajtjeve, qofshin këto kampe pune, internimi, dhomat e torturave si dhe ngritjen e një muzeu të posaçëm për diktaturën. Gjithashtu, mbrojtjen e të gjitha vendeve të vuajtjeve, të cilat ose janë shkatërruar deri tani, ose janë kthyer në projekte të tjera.”

Peticioni kërkon gjithashtu edhe veting për politikanët dhe punonjësit e administratës shtetërore që kanë qenë të lidhur me regjimin e kaluar.

Peticioni u nënshkrua të shtunën edhe nga një grup ish të burgosurish politikë, të cilët shprehën nevojën e dekriminalizimit të mëtejshëm të shoqërisë dhe distancimin nga e kaluara komuniste.

RonaTyra

Gjeto Vocaj dhe Fatbardha Saraçi janë dy ish të përndjekur politikë të periudhës së komunizmit, autor të disa librave, ku përshkruhen vuajtjet nën diktaturën komuniste.

Pjesë e nënshkrimit të peticionit për dekriminalizim dhe drejtësi u bë edhe Admira Peçi, autore e programit “Dosja K” dhe pjesëtare e “Kujto. Al”. Gjatë tre viteve të fundit ajo ka udhëtuar në të gjithë vendin duke trajtuar qindra fate familjesh dhe individësh si dhe duke realizuar dokumentarë mbi krimet e komunizmit.

“Jemi në faj dhe jemi shumë vonë për t’i trajtuar. Kjo është ajo ndjesia që më ka lënë udhëtimi im në këto tre vite me “Dosjen K” nëpër këto familje. Jemi shumë vonë dhe jemi në faj. Duhet që, gjithë shoqëria shqiptare të kërkojë një lloj falje, qoftë edhe për heshtjen që kemi bërë gjithë këto vite”.

Drejtuesja e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, Jonila Godole, thotë se, gjatë 30 viteve te fundit, shteti i të drejtes, gjykatat dhe as partitë politike nuk u demokratizuan, gjë që ka rritur nostalgjinë e një pjese të popullsisë për të shkuarën.

“Ditët e Kujtesës” organizohen në Shqipëri që nga viti 2016 nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë, në bashkëpunim me Fondacionin gjerman “Konrad Adenauer”./VOA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu