Prezantohet telefoni i ri Oppo

0
Prezantohet telefoni i ri Oppo
Gjigandi

U prezantua një model i ri i telefonave inteligjentë Oppo – Oppo A76.

Ky i fundit u zbulua të premten mbrëma dhe për momentin mund të blihet vetëm në Azinë Lindore.

Arrin në ngjyrë të zezë dhe të kaltër të çelur dhe kushton 190 euro. Fuqizohet nga një çip Snapdragon 850 me bërthama CPU Krio 265 dhe Adreno 610 GPU, dhe është çiftuar me 6 GB RAM, ndërsa ruajtja është 128 GB memorie, raporton gsmarena.

Ai funksionon me Color OS 11.1, i cili bazohet në Android 11 dhe mund ta zgjeroni RAM-in me 5 GB të tjera, ndërsa nuk ka zgjerim të hapësirës, që do të thotë se nuk ka slot për kartën e kujtesës.

Ekrani 6,56 inç me një rezolucion prej 720 x 1612 piksele (20: 9) ka një shpejtësi rifreskimi prej 90 Hz.

RonaTyra

Kamera selfie është në këndin e sipërm të majtë të ekranit (8 MP), ndërsa pjesa e pasme është një kamerë e dyfishtë (13 MP).

Sa i përket baterisë, ajo ka një kapacitet prej 5000 mAh dhe një mbushës të shpejtë prej 33 W.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu