Në qendër të kritikave për lojën e saj në “BBV”, reagon babai i Dea Mishel

0
Gjigandi

Bujar Hoxha, babai i Dea Mishel së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka komentuar kritikat që po i bëhen të bijës.

Prej prime-it të së shtunës, ku Dea nxorri në nominim Kiarën, Luizin dhe Efin, ku kjo e fundit u largua nga shtëpia e “BBV” është “masakruar” në rrjet duke u kosideruar një ushtare e Oltës.

“Deas iu dha e drejta për të nominuar pasi fitoi sfidën e inteligjencës. Të thuash të vërtetën sot krijon armiq. Vajza ime është labe dhe nuk bën kurrë mbrapsht për asnjë. Edhe kur bën faj kërkon falje. Ajo duket e butë, por ka karakter të fortë, ajo nuk ka fyer askënd është sjellë me edukatën që e karakterizon, por kur shikon padrejtësi ajo rri përballë.

Unë e shoh siç është në jetën e përditshme, e vërtetë. Është një lojë e pakuptimtë, unë kam ankesat e mia, nga njerëzit që janë brenda dhe që janë jashtë. Aty bullizohet një femër dhe shoqëria. Dea bullizohet në televizion direkt, fyhet nga një mashkull që është babai i saj në moshë. Shoqëria në vend që të reagojë solidarizohet me të”-u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu