Ne proteste fermeret e Lushnjes, qeveria te plotesoje kerkesat tona – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Ditën e sotme fermerët e Lushnjës kanë protestuar në rrethrrotullimin e plastmasit, për prodhimet e pashitura si dhe çmimet e larta të karburanteve dhe importeve bujqësore. Po ashtu, nga qeveria kërkojnë që të ketë rimburësim për çdo humbje që u shkaktohet atyre nga fatkeqësitë natyrore. Fermerët thonë se nuk po ndërhyhet nga qeveria, dhe kjo gjë po sjell falimentimin e tyre. Protestuesit kanë marshuar drejt bashkisë së qytetit, ndërkohë që janë mbikqyrur nga forcat e policisë. Fermerët gjithashtu kërkojnë: -Vlerësim dhe kompensim financiar me çmimin dysheme të tregut për produktet e humbura nga fatkeqësitë natyrore dhe stogun e prodhimit nga çrregullimet e forta të tregut -Rregullim në paketën fiskale 2020 të shkallës së TVSH për sektorin e tregimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore blegtorale -Që Ministria e Bujqësisë të garantojë shërbimin e specialistëve, analiza të tokës, garantim dhe monitorim të cilësisë së imputeve bujqësore dhe produkteve të fermerëve me laborator të certifikuar -Qeveria të angazhohet për rregullimin me ligj të kushteve dhe mënyrës së tregtisë së produkteve bujqësore për të garantuar interesat e palëve në treg  

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu