Rritja e rasteve me Covid, Manastirliu: Po përgatisim spitalet e rretheve

0
Gjigandi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në kuadër të fuqizimit të njësive të terapisë intensive në spitalet rajonale dhe universitare, ka inspektuar spitalin rajonal të Vlorës.
“Në fokus të punës tonë është fuqizimi i shërbimeve në spitalet rajonale, me synimin për të ofruar shërbime cilësore afër vendbanimit, por veçanërisht në këtë situatë të epidemisë COVID-19 jemi duke forcuar kapacitetet në të gjithë spitalet universitare dhe rajonale, sa i përket rrjetit të terapisë intensive”, – tha Manastirliu.

Pas spitaleve rajonale në Durrës, Elbasan, Shkodër, edhe në Vlorë janë instaluar pajisjet moderne të reanimacionit, duke filluar nga shtretërit, respiratorët, aspiratorë, shiringa elektrike, pompat e infuzionit dhe një set i plotë i pajisjeve të nevojshme jetëshpëtuese.
Përveç fuqizimit me aparatura, spitali rajonal i Vlorës do të ketë këtë vit një investim tërësor për reanimacionin.

‘Spitali Rajonal i Vlorës do të jetë një ndër spitalet që do të mbështetet nga qeveria shqiptare nëpërmjet fondeve të alokuara në kuadër të luftës kundër COVID-19 për fuqizimin e terapisë intensive. Brenda vitit do të kemi një reanimacion të ri sipas standarteve bashkëkohore, për të ofruar shërbime më cilësore dhe me dyfishin e kapaciteteve, që do të mbulojnë zonën e jugut, që i shërben gjithashtu edhe turistëve e pushuesve gjatë sezonit turistik” tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu u shpreh nga spitali i Vlorës se po merren masat për t’u përgatitur për çdo situatë.

“Kemi rritur kapacitetet në rast të shtimit të rasteve me COVID19, por duhet të përgatisim spitalet rajonale për çdo situatë, pasi, ndërsa trajtimi i pacientëve me COVID është përqëndruar në Tiranë, spitalet rajonale duhet t’ju përgjigjen edhe patologjive të tjera”, – tha Manastirliu.

RonaTyra

Qeveria shqiptare, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë po investon në rritjen e kapaciteteve në terapitë intensive për të oërballuar situatën e shkaktuar si pasojë e COVID19, duke fuqizuar spitalet rajonale dhe universitare me aparatura mjekësore të teknologjisë së lartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu