Nesër nuk do të mbahet mësim në shkollën fillore “Shaban Shala”, e cila gjendet në qytetin e Podujevës.
Kështu ka njoftuar shkolla në një postim në Facebook, ku është bërë e ditur se dyshohet se janë gjetur disa lëndë shpërthyese, në punimet që janë duke u zhvilluar në çatinë e shkollës.
“Të dashur nxënës, mësimdhënës dhe prindër të respektuar! Ju informoi se nesër me datë 05.05.2022 ( e enjte ) nuk do të mbahet mësim në shkollën tonë. Arsyetim: Punëtorët që janë duke punuar në renovimin e çatisë së shkollës kanë identifikuar disa mjete të dyshimta (dyshohet se janë lëndë shpërthyese), andaj deri sa organet kompetente ta bëjnë verifikimin e objektit të shkollës nuk do të paraqitemi në shkollë. Për çdo informatë shtesë do të ju informojmë me kohë”,
thuhet në njoftim.
Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara edhe nga Policia e Kosoëvs