Policia e Elbasanit ka arrestuar një 46-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi nuk ka kryer dënimin për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Gjykata e Apelit Korçë, më datë 03.07.2009, e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 7 vjet e 8 muaj burgim.
Bëhet fjalë për Kristjan (Aurel) Spahi, 46 vjeç, banues në Korçë.
Ky shtetas i ka kaluar strukturave të DVP Korçë, për veprime të mëtejshme.