Shpendët e ngordhur në bregdetin e Shëngjinit/ Përgjegjësi i Veterinarisë: Gjetëm vetëm katër pula

0
Shpendët e ngordhur në bregdetin e Shëngjinit/ Përgjegjësi i Veterinarisë: Gjetëm vetëm katër pula
Gjigandi

Përgjegjësi i veterinarisë Lezhë Dedë Rama ka folur për mediat pas verifikimit në terren të situatës së krijuar në Shëngjin mëngjesin e sotëm kur bregdeti ishte mbuluar me pula.

Rama shprehet se është krijuar një situatë alarmante ndërkohë që ata kanë gjetur vetëm katër pula që sipas tij nuk ka lidhje me fermerët e qarkut të Lezhës.

“Informacioni na erdhi nga media. Jemi gjithmonë në gatishmëri në fakt me median me raportimet që bëjnë veterinerët e AKV. Këtu u krijua një gjendje alarmante sikur bregdeti është mbushur me pula të ngordhura. Ne në terren pamë vetëm katër pula të ngordhura që nuk kanë lidhje me zonën territoriale të Lezhës dhe sidomos me fermerët e Lezhës.

Këtu kemi thirrur institucionet e tjera të bashkisë dhe zonave të mbrojtura. Erdhëm bëmë verifikimin dhe gjetëm vetëm katër pula. Meqenëse shpendët ishin të dekompozuar pamë dhe morën këto masa”, t

ha Rama.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu