Në kërkim për grup të strukturuar kriminal, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë

0
Në kërkim për grup të strukturuar kriminal, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë
Gjigandi

Policia e Vlorës ka arrestuar një 35 vjeçar i shpallur në kërkim si pjesë e një Grupi i strukturuar kriminal.

Në pranga ka rënë Aldo (Ksandri) Tushaj.

“Specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë bënë kapjen e shtetasit në kërkim A.(K). T., 35 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, “SPAK”, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale”Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”

njofton policia.

Operacioni “FIVE” i zhvilluar në 10 mars të këtij viti çoi në goditjen e pesë grupeve kriminale që kryenin trafikim droge mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

RonaTyra

Operaconi i kryer pas hetimeve 3 vjeçare të SPAK u finalizua me ekzekutimin e 35 urdhër-arresteve nga 44 të firmosura nga grupi hetimor.

Materialet u referuan  Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu