Në kërkim në Spanjë, kapet në Morinë 27-vjeçari shqiptar

0
Në kërkim në Spanjë, kapet në Morinë 27-vjeçari shqiptar
Gjigandi

Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga policia në doganën e Morinës, pasi rezulton i shpallur në kërkim nga Spanja.

Mësohet se në pranga është vënë shtetasi me iniciale A. K., 27 vjeç, banues në Fier, i cili është shpallur në kërkim nga Spanja, ku akuzohet për “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Organizata kriminale” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

“Shërbimet e DRKM Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës dhe Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Alias”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, e shtetasit A. K., 27 vjeç, banues në Fier”, ka njoftuar policia.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Organizata kriminale” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës”, shton policia.

“Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës”, njofton policia.

RonaTyra

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu