Fiks Fare/ Përgjegjësja e kopshtit refuzon fëmijën: “Jeni të dyshuar për covid”!

0
Gjigandi

Fiks Fare trajtoi problemin e një çifti prindërish në Institututin Bujqësor në Tiranë. Fëmija i tyre nuk pranohëj në çerdhe, pasi përgjegjësja e kopshtit kishte  dyshime se mund të ishin të infektuar me coronavirus.

Sipas nënës në datën 4 të muajit qershor kishte  shkuar të merrte djalin në çerdhe dhe përgjegjësja i kishte thënë se nuk mund ta sillte më fëmijën, pasi ajo dyshonte që ishin të infektuar si familje. Ndonëse në mëngjes edhe mbasdite fëmijës i ishte matur temperatura dhe çdo gjë ishte në rregull, përgjegjësja i kishte kërkuar të ëmës që mos ta paraqiste më fëmijën në çerdhe.
Fiks Fare u interesua në çerdhen Nr .59  , e cila drejtohej nga znj. Eralda Shira.Sipas saj, familja e fëmijës ishte e dyshuar si e infektuar, pjesë e gjurmimit epidemiologjik pasi një punëtor i biznesit të familjes kishte babain e vëllain me Covid.Përgjegjësja sqaron se ishte njoftuar nga ambulanca, por nuk pranoi të jepte detaje, madje ajo theksoi se e kishte parë vetë punërorin në dyqanin e familjes. Edhe në një ballafaqim që i ati i fëmijës kishte me pergjegjësen e çerdhes ajo pohon se ka dëgjuar fjalë dhe i ka thënë bashkëshortes, por që në mënyrë të drejtpërdrejt ajo mohon që të ketë kërkuar mospranimin e fëmijës në institucion. Ajo gjithashtu tregon edhe regjistrin e hyrje daljeve të fëmijëve në çerdhe sëbashku me temperaturën, duke treguar se vijushmëria e fëmijës ka qenë normale dhe pa probleme.
Fiks Fare pyeti në Drejtorinë e Çerdheve dhe Kopshteve  në Bashkinë Tiranë se a është e drejtë mospranimi i fëmijës në çerdhe pa pasur simptoma dhe analiza për të vërtetuar infektimin.
Enkeleda Isaku, drejtore e Zhvillimit e Kujdesit pranë kësaj drejtorie sqaroi se arsyeja e refuzimit të fëmijës sipas informacioneve që kishin , ishte se prindërit kishin refuzuar të bënin vetdeklarimin.Sipas saj, nëna i kishte komunikuar përgjegjëses se punëtori i tyre ishte i karantinuar. “Nëse përgjegjësja e çerdhes është bazuar në dyshime personale, ka thyer etikën” përfundoi drejroresha.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu