Ditën e sotme (e mërkurë) shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.
Më 1 qershor në mbarë botën kremtohet kjo festë, meqë në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925.
Reagimet në rrjet kanë qenë të shumta duke uruar fëmijët e po ashtu janë organizuar edhe aktivitete të ndryshme rreth tyre.
Një reagim në rrjete sociale së fundmi e ka bërë edhe reperi i njohur shqiptar, Capital T.
Trim Ademi (emri i vërtetë) ka hedhur një video në Instagram, ku shfaqet duke mbajtur në krahë një fëmijë teksa interpreton në një skenë.
Capital T (Foto: Instagram)
“Urime Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Ne duhet t’i duam e t’i mbrojmë ata sepse janë e ardhmja jonë”, tha ai.
Artisti shqiptar shquhet për afërsinë që ka me njerëzit e posaçërisht fëmijët, pasi këtë e ka dëshmuar edhe me ndihmat që ka bërë ndër vitesh.
/abc24.al/
Capital T (Foto: Instagram)