Nafta ka pësuar sërish ulje në treg në pikat e karburantit ditën e sotme.
Bëhet me dije se nafta sot shitet me 231 lekë për litër, duke rënë me 6 lekë.
Nga ana tjetër mësohet se benzina ka pësuar një rritje të lehtë me 1 lekë, duke u shitur në treg 212 lekë/ litër.
Gjithashtu në pikat e karburantit në vend ka rënë dhe çmimi i gazit në 115 lekë/litri, nga 116 për litër që shitej në ditët e kaluara.
Kujtojmë se nafta dhe hidrokarburet e tjera pësuan rritje në çmim teksa kjo provokoi disa protesta të një pas njëshme ku qytetarët kërkonin uljen e çmimit të tyre.