Xherdan Shaqiri u shfaq në një ndeshje të Liverpoolit për herë të parë në gjashtë muaj në mesjavë, kur Arsenali e mposhti Liverpoolin në Emirates. Pas ndeshjes, shumë tifozë mbeten të befasuar nga ndryshimi i flokëve të Shaqirit.
Sulmuesi anësor me origjinë nga Kosova u inkuadrua në ndeshjen kundër Arsenalit kur kishin mbetur më pak se dhjetë minuta lojë deri në fund, mirëpo ai s’e pati ndonjë rast për t’ia dhënë Liverpoolit të paktën një barazim në Emirates.
Megjithatë, përkundër që Shaqiri luajti vetëm për pak minuta lojë, ai u komentua shumë në rrjete sociale pas ndeshjes, pasi që tifozët e vërejtën se Shaqiri tani i ka flokët në ngjyrë shumë më të errët sesa më parë.
Një numër i tifozëve madje janë tallur se Shaqiri nuk dukej aspak si vetja, teksa talleshin se dikush tjetër po pretendonte të ishte Shaqiri..