Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, kohëve të fundit ka qenë një emër shumë i lakuar në faqet rozë.
Kjo për shkak të veprimeve e postimeve të njëpasnjëshme që ka ndarë në rrjete sociale, siç është rasti edhe me këtë të fundit.
Artistja ditën e djeshme (e mërkurë) bëri një tjetër shkrim në rrjete sociale duke thënë se ‘Komshinjtë e kujt do të çmenden këtë javë’.
Beatrix Ramosaj (Foto: Screenshot/Twitter)
Ajo ka ironizuar me një fjali të cilën e kishte bërë koment në Instagramin e Borës, në ditën e takimit të moderatores me Donaldin, në Big Brother VIP.
Pas kësaj, një ndjekëse në Twitter krahas postimit të artistes tha që “Ndjej sikur nuk e bullizuam këtë vajzë mjaftueshëm”
Beatrix Ramosaj (Foto: Screenshot/Twitter)
“Vazhdo, më bullizo. Jam më e fortë se sa mendon. Shpresoj që një ditë fëmijët e tua të mos e shohin këtë që ke shkruar. Ndaloni bullizmin”, u përgjigj Trixa.
Beatrix prej muajsh është komentuar në masë të madhe për lidhjen me aktorin Donald Veshaj, me të cilin u nda menjëherë pas përfundimit të spektaklit.
/abc24.al/